Orët e fundit po bën xhiron e rrjetit një video ku shfaqet ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin i dehur dhe i mbuluar me gjak, teksa arrestohet nga policia pas një zënke në familje. Reprezentuesi 34-vjeçar i Kolumbisë, aktualisht ka nënshkruar me ekipin e Millonarios edhe pse ka luajtur vetëm në 7 ndeshje. Sipas gazetës El Pais në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi atë për sulm ndaj të atit të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Videoja që ilustrohet edhe në vijim në dukje të dehur, duke rënë përtokë ndërsa ai po nxirrej nga shtëpia prej policisë, ku vërehen edhe njolla gjaku në xhinse. Nuk është e qartë nëse gjaku është i tij apo i dikujt tjetër. Kujtojmë se Guarin luajti për Interin me shumë sukses nga viti 2012 deri në 2016, kur u shit në Shanghai Shenhua.
#Atención El jugador de Millonarios Fredy Guarín fue conducido por la Policía en Medellín, tras haber protagonizado un episodio de violencia intrafamiliar en la casa de sus padres pic.twitter.com/tf1Mgr6GQf
— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) April 1, 2021