JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Çmendet” Bashkia Tiranë, 400 milionë lekë për të vrarë miza
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31/03/2021 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mizat dhe buburrecat janë padyshim problemi kryesor në çdo vend normal. Por jo në Shqipëri, aty ku edhe mizat e gjora shfrytëzohen për të përfituar qindra milionë nga tenderat e dyshimtë. Dhe këtë rast nuk kishte si të mos e shfrytëzonte vetë Bashkia Tiranë nëpërmjet institucioneve që ka në varësi. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike Tiranë që ka hapur një tender me objekt “Blerje preparate për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim”.

Tenderi mban numrin e referencës REF-86764-02-11-2021 dhe ka si fond limit shifrën prej 34,166,000 lekësh të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit, vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma, nga të cilat ka fituar për habi firma që ka patur ofertën me vlerë më të lartë. Përkatësisht kanë qenë pjesëmarrës “Albania Distribution Chem” me vlerë të ofruar prej 24,850,000 lekësh të reja pa TVSH dhe “Milifar” me vlerë të ofruar prej 33,561,200 lekësh të reja pa TVSH (ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH).

Pikërisht kjo e fundit është shpallur fituese ndonëse ka ofruar rreth 87 milionë lekë të vjetra pa TVSH më shumë. Firma “Milifar” rezulton në pronësi të shtetasit Albert Metani. Vihet re gjithashtu se vlera fituese e ofruar nga kompania e tij është thuajse identike me vlerën e fondit limit, ose sa 98.22% e tij. Të dyja këto faktë të bëjnë të dyshosh së tepërmi se këto qindra milionë nuk do të përdoren për të vrarë miza apo minj, por thjesht për të mbushur xhepat e të përfshirëve në këtë aferë.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?