Prestigjiozja spanjolle AS gjatë këtyre ditëve ka mbajtur një qëndrim jo normal, teksa në renditjen e grupit të Spanjës nuk e përmend fare Kosovës. Sigurisht kjo nuk është pritur mirë në vendin tonë dhe në Dardani. Në konferencën për shtyp që mbajti ditën e sotme trajneri Bernard Challandes, Ruben Ares, gazetari i AS e pyeti “Nuk e di si e shikoni Spanjën pas këtyre dy ndeshjeve. A mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime kundër Kosovës?”
Ndërkohë, menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala i cili ishte krah teknikut zviceran, iu drejtua gazetarit më pas me “Pyetja i drejtohet kujt” dhe merr përgjigjen “trajnerit”. Shala vijoi edhe më tej: “Trajneri i kujt? Sepse ne nuk e kemi parë emrin e përfaqësueses tonë në median tuaj. Duhet të jetë e qartë se ndaj kujt trajneri është pyetja, nuk e kemi parë emrin e Kosovës në gazetën tuaj”. “Trajnerit të Kosovës”, tha Ruben Ares, i cili mori edhe përgjigjen “Tani ai do të përgjigjet”.
Më pas Challandes u shpreh se: