Ditën e sotme po luhet ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Air Albania”, ndeshjn e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022”. Pak minuta më parë Anglia ka kaluar në avantazh ndaj kuqezinjve në minutën e 33-të. Ishte Harry Kane i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të ardhur në zonë nga krahu i majtë. Portieri shqiptar nuk pati asnjë mundësi reagimi. Deri më tani rezultati është 1-0 për Anglinë.