Edhe pak orë na ndajnë nga nisja e rrugëtimit më të ri të Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë e ëndërrojnë një kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022” ndërkohë sot përballen me Anglinë në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania". Italiani që drejton kuqezinjtë ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë sot në përballjen me "Tre Luanët" e Anglisë. Mungesa e Marash Kumbullës në mbrojtje ka sjellë ca ndryshime, por Reja nuk i ndahet skemës 3-5-2. Në mbrojtje Kumbullën e zëvendëson Veseli, që shoqërohet nga Gimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë janë pesë dhe nuk mungojnë lojtarët ofensivë.
Hysaj dhe Memolla kanë detyrën ta mbajnë gjithë linjën anësore të fushës, ndërsa në treshen e qendrës janë Bare, Laçi dhe Uzuni, që sot do ketë një rol ndryshe nga çka ndodhur në këtë shkuarën dhe do shfrytëzojë shpejtësinë.Në sulm është Broja dhe Cikalleshi.