Sulmuesi i Bayern Munchen Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të paraqitet për Kamerun gjatë ndeshjeve të ndërkombëtaret për shkak të një gabimi të postës elektronike. Ndërsa përpiqeshin të thërrisnin një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm përpara dy kualifikimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës, Federata Kameruniane e Futbollit bëri një gabim të madh në email. Sipas mediave të huaja Federata i dërgoi vetes aksidentalisht email. Kështu që email-i nuk arriti kurrë në Bayern Munich ose Choupo-Moting dhe, më pas, lojtari nuk u thirr zyrtarisht në skuadrën e Kamerunit. 31-vjeçari Choupo-Moting, i cili ka luajtur për Stoke City dhe Paris Saint-Germain para transferimit të tij në 2020 në Bayern, ka 55 paraqitje për Kamerunin.