Mund t’ju ngjajë me ndonjë episod të filmit të animuar “Borëbardha”, në momentin kur shtriga e mbretërisë shkonte para pasqyrës dhe pyeste se cila është më e bukura në botë, fotoja e fundit e postuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ashtu si edhe Rama pak ditë më parë, i cili postoi një foto të tijën të reflektuar, Spiropali ka kopjuar të njëjtën strategji, ku shkruan: “I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra nuk më pasqyronte mua. Borges” Nuk dihet se për çfarë arsye Elisa ka kopjuar Skënderbeun e vet në postimin e fundit, mbase e sheh si frymëzim.