Tirana akoma pa ujë, Lali Leku bën “rrush e kumbulla” 550 milionë për ruajtje me roje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2021, 22:43

Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë, ka në vartësi disa institucione, ndër të cilat edhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Këtë institucion Lali e ka përdorur shpesh herë për të organizuar tendera të dyshimtë lart e poshtë me përfitues oligarkët e preferuar të tij.

UKT, rezulton se ka organizuar një tender mjaft të çuditshëm përsa i përket shifrave dhe logjikës. Mësohet se UKT-ja e Lalit ka planifikuar të shpenzojë nga paratë e qytetarëve rreth 550 milionë lekë të vjetra. Për të sjellë më në fund ujë 24 orë në shtepitë tona? – do pyeste një qytetar naiv i kryeqytetit. Por jo, aspak.

Në të vërtetë ky gjysëm miliardi është planifikuar për të ruajtur ujësjellësin me roje. Shifra duket e egzagjeruar duke patur parasysh se sa paguhen rojet e shkreta në Shqipëri. Gjithashtu duket e pajustifikueshme që kjo shifër kaq e lartë të mos përdoret për diçka më të mirë në shërbim të komunitetit, siç do të ishte përshembull përmirësimi I furnizimit me ujë të kryeqytetit. Por, jo. Me sa duket Lali Leku ka plane të tjera. Mbetemi në pritje për të parë se cili nga oligarkët e preferuar do ta fitojë edhe këtë tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit