Pas performancës me veshjen ku kombinonte flamurin shqiptar dhe atë Kosovar akrobatja shqiptare, Fiona Rushiti, është kërcenuar dhe fyer nga shumë serbë.
E ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, për të folur rreth performancës së saj dhe komenteve të shumta nga serbët, Rushiti tha se zgjodhi atë veshje.
“Ne jemi një komb, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi një gjak, pavarësisht se jemi dy shtete. Janë dy ngjyrat dhe simbolet e dy flamujve”, u shpreh artistja.
Gjithashtu akrobatja Fiona Rushiti tregoi se është kërcënuar dhe ofenduar pafund nga serbët.
“Çfarë nuk më kanë sharë. Disa i përktheva në “googletranslate”, por gjumin e kam bërë të qetë. Nuk doja të merresha fare me komentet. U mërzita duke i përkthyer sharjet. “Dhi nga malet e Shqipërisë”, ishte një koment që më bëri të qeshur, e pjesa tjetër ishin fyerje të rënda. Më pas nisën edhe shqiptarët që të komentonin, e nisa t’i fshija, pasi nuk doja të kishte një debat”, tregoi Rushiti , duke theksuar se pavarëisisht këtyre komenteve ajo do e ngris flamurin aq lart, sa ta shohin mire të gjithë.