Ka mbetur edhe pak ditë kur Kombëtarja e Anglisë do të vijë në Shqipëri për tu ndeshur me Kuqezinjtë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.
Ndërkohë gazeta prestigjoze “The Times” ka shkruar për gjendjen në stadiumin “Air Albania Stadium”, ku mes tjerash në artikull thuhet se bari në fushë po dëmtohet dita ditës, shkaku se nuk ka rrezatim të mjaftueshëm të diellit. Sipas “The Times” fajin për këtë gjendje e kanë arkitektët.
Ndërkohë për këtë gjë ka shkruar edhe gazeta serbe “Kurir”, të cilët thonë se në këtë stadium janë shpenzuar 85 milionë euro i cili është bunuar gabimisht. Sipas “Kurir” shqiptarët e kanë kuptuar këtë gjë shumë vonë.