SKANDALI! Tan Agolli ndan 600 MILIONË nga paratë e shqiptarëve me Milo Gjikurinë, SPAK ‘i vdekur’!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.03.2021, 18:23

Sa kalon Llogaranë, mbase edhe më pranë, të gjithë i kanë vërë re të paktën njëherë në jetën e tyre teksa kanë shkuar në Jug, fadromat e Gjikurisë. Firma e oligarkëve të Jugut që përfitojnë të gjithë paratë publike të ndërtimit të rrugëve, rikonstruksioneve, apo plazheve të bregdetit nga Palasa e deri në Borsh. Resortet luksoze të këtyre oligarkëve dhe familjarëve të tyre kanë pushtuar çdo plazh të famshëm të Vlorës, të cilat banorët e zonës i njohin mirë.

Rikujtojmë se verën e shkuar, mbi 5000 banorë të Dhërmiut nënshkruan letra në formë peticioni kundër Milo dhe Florenc Gjikurisë, duke i cilësuar si gllabërues pronash të Dhërmiut të vjetër, shtëpitë në të cilin që tashmë po rikonstruktohen u janë dhënë si peshqeshe politikanëve dhe gazetarëve krah Ramës.

Në një tender të zhvilluar së fundmi nga FSHZH me në krye Dritan Agollin, Gjikuria është shpallur fitues në procedurën e prokurimit publik me objekt: “Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në zonën e Plazhit Palasë-Drymadhes”, megjithëse ka dhënë 600 MILIONË LEKË më shumë. Milo dhe Lenc Gjikuria kanë përfituar 5 MLIARD LEKË në këtë tender, ndër të shumtë të dhënë jo vetëm nga ky institucion, por edhe shumë të tjerë, në SHKELJE totale!

Në lidhje me tenderin në shkelje ka patur ankesa nga operatorët ekonomikë për shkualifikimin dhe denoncime për favorizim të Gjikurisë, të shprehura troç në kërkesat e dërguara KPP.

CURRI shpk ka deklaruar konkretisht në ankesë se skualifikimi i tij si operatori ekonomik në garë me ofertën më të ulët, ishte bërë për shkak se Autoriteti Kontraktor luan me dy standarde dhe shpall fitues miq të drejtorit kur luhen interesa personale. E shprehur qartë se është një dëm i konsiderueshëm ndaj Buxhetit të Shtetit dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë do të ndahen midis OE dhe AK, përkatësisht Tan Agollit dhe Gjikurive.

“Në të gjitha rastet e tjera kur keni bërë skualifikim të ofertës tonë "arsyeja" që keni dhënë ka qenë se kemi pas të angazhuar stafin apo makineritë. Ndërsa në këtë rast, këtë arsye nuk mund ta thonit, pra nuk mund të shkruanit se kemi të angazhuar stafin dhe makineritë. Dhe, kjo thjesht sepse kompania GJIKURIA Sh.p.k, që ju doni të favorizoni në këtë procedurë e ka stafin dhe makineritë të angazhuara në disa kontrata të lidhura edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Në të gjithë prokurimet e zhvilluara nga FSHZH në këtë periudhe, oferta jone është kualifikuar dhe ne kemi deklaruar si kontrata të ngjashme të njëjtat kontrata që kemi deklaruar në këtë procedurë. Por në këtë rast, nuk ju intereson kualifikimi jonë, dhe kërkoni të gjeni arsye të paqenë për të na skualifikuar nga kjo procedurë dhe për të kualifikuar dhe favorizuar kompaninë "GJIKURIA" Sh.p.k., që ndonëse me një oferte me vlerë 60 milion lekë të reja më shumë, ju përpiqeni ta shpallni fitues të kësaj procedure prokurimi. Autoriteti Kontraktor, nuk mund të veprojë me dy standarde. Atje ku nuk i intereson, bën kuotime dhe shpall fitues ofertën më të ulët. Ndërsa, atje ku është i interesuar për të favorizuar oferta të kompanive të miqve dhe shokëve të Drejtorit të Përgjithshëm, i s’kualifikon ofertat më të ulëta dhe favorizon ofertat me vlera më të larta, për interesa të përfitimeve personale. Të nderuar anëtarë të KPP! Parimi bazë i LPP është përdorimi me efektivitet i fondeve publike dhe prandaj skualifikimi i ofertës sonë që është oferta me vlerën me të ulet, vjen në kundërshtim me këtë parim të rëndësishëm duke i shkaktuar dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit!”

ANKIMIMI


Pas 4,5 miliardëve në Drimadhë, Belinda i jep “pashait GJIKURIA” 2,7 miliardë të tjera në Dhërmi

“Çmendet” Ergys Verdho, i jep 15 milion euro tender GJIKURISË ndonëse firma tjetër ofroi 6 milion euro më pak

Nga Llogaraja në Vuno, 5000 letra kundër Lenc Gjikurisë që i dha shtëpitë në Dhermi oligarkëve për vila

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit