Rakip Suli, kretari i Bashkisë Kamëz rezulton se i ka dhënë rreth 116 milionë lekë të vjetra me TVSH një kompanie e cila ka garuar e vetme, pa asnjë konkurrent tjetër.
Bëhet fjalë për firmën UDHA në pronësi të shtetasit Arben Çela. Rakip Suli e ka hapur tenderin nëpërmjet Ujësjellës Kanalizime Kamëz, një institucion në varësi të bashkisë. Flitet për tenderin me numër reference REF-87124-02-15-2021 dhe me objekt “Ndërtim Kun Laknas (Rruga Çekejve)”.
Vihet re se jo vetëm që në tender ka marrë pjesë vetëm firma UDHA e cila natyrisht u shpall edhe fituese, por gjithashtu vlera e ofruar është thuajse identike me fondin limit të këtij tenderi.
Më konkretisht, e shprehur në përqindje, vlera fituese është sa 99.36% e vlerës së fondit limit. Të dyja këto fakte ngrenë dyshime të forta se fituesi i tendrit ka qenë i paracaktuar ne kohë.