Artur Metani stis DISA MILIONË LEKË për Fiqiri Allmuçën e Pastrime Silvio, klient i abonuar të Lali Leku

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.03.2021, 15:08

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me në krye Artur Metanin, i cili është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duket se nuk ndihet edhe aq përgjegjës kur shpërndan paratë e shqiptarëve nëpër xhepat e oligarkëve.

****

Përpos faktit se është një nga përfituesit më të mëdhenj të bashkisë Tiranë për pastrime të kryeqytetit, sipas disa konstatimeve që kemi vënë re në prokurimet e fundit publike duket se Fiqiri Allmuça i PASTRIME SILVIO është i abonuar në tenderat me objekt pastrimi në të gjitha institucionet shtetërore.

Kritere specifike të përpiluar kastile për përfituesin më të madh të tenderave me këtë objekt, kemi hasur në një tender të fundit, të hapur nga ILD. Mesa duket Allmuça po zbaton praktikën “pak e shpesh”, të përfitimit të parave publike për të mos rënë në sy, pasi edhe në një tender të ngjashëm nga DAP, me Autoritet Prokurues Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, iu dha një tender me vlerë mbi 16 MILIONË LEKË PA TVSH, ku fitues u shpall PASTRIME SILVIO, teksa në garë merrnin pjesë edhe disa kompani të tjera.

Ashtu si edhe në tenderin e DAP, edhe tenderi i ILD me fond limit 13 MILION LEKË PA TVSH, është me procedurë “Kërkesë për propozim” ku sipas burimeve për JOQ dhe nisur nga specifikimet teknike të cilat do t’i analizojmë më poshtë, fitues do të shpallet sërish Allmuça.

Nëse i hedhim një sy të shpejtë specifikave të këtij tenderi do të lexojmë:

Burimi për JOQ deklaron: Kanë vënë këtë si kriter specifik ndërkohë që e gjithë godina është diku te 1200 e pak m2.

"Kur katet janë me të ulëta se normalet dhe pika më e lartë e hollit është max 4 m."

"Ndërkohë që kompanisë i kërkon të ketë min 10 punonjës."

"Ka kërkuar dhe 3 certifikata ISO, që s'bën sens."


PJESA II / Emrat! Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

“Hapet thesi!” EMRAT/ Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit