Mbrëmjen e sotme u zhvillua supersfida midis PSG-së dhe Barcelonës, ku Paris Saint Germain arriti ta eliminojë atë nga Champions League me rezultat të përgjithshëm 5-2. Ashtu si Cristiano Ronaldo me Juventusin, nga Champions League 24 orë më vonë është eliminuar edhe Lionel Messi me Barcelonën. Pas humbjes 4-1 në Camp Nou tri javë më parë, Barcelona shpresoi te një përmbysje në Parc de Princes, bazuar edhe në historinë.
Por, kjo nuk ndodhi ndoshta pak edhe për fajin e Messit, që nëse do të kishte shënuar atë penalltinë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2-1, me siguri se ndeshja do të kishte marrë rrjedh tjetër. Sidoqoftë, në fund sfida përfundoi 1-1 me golat e Kypian Mbappes për PSG-në dhe Leo Messit për Barcelonën, derisa me rezultat të përgjithshëm 5-2.