Juventusi ka mposhtur mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-0 Spezian. Për bardhezinjtë realizuan Alvaro Morata në minutën e 65’, Federico Chiesa në atë të 71-të, derisa Cristiano Ronaldo realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në min e 88’. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë. Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili 1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Chiesa për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon. Ndërsa për fitoren mendoi Ronaldo ndërsaWojciech Szczesny, portieri i Juves, priti një penallti në minutën e 96′. Me këtë fitore nga kjo ndeshje e mbetur, Juve ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi.
FULL-TIME | Sull'intervento di @13Szczesny13 che para un rigore si chiude la partita! La Juve vince 3-0!@AlvaroMorata @federicochiesa @Cristiano Avanti così. 💪#JuveSpezia pic.twitter.com/koUGWGwfma
— JuventusFC (@juventusfc) March 2, 2021