Elisa në delir: Vetëm Rama i sjell vaksinat, ai ndërton edhe aeroportet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2021, 13:46

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare ka replikuar me deputetët e opozitës në Kuvend. Por nuk mund të linte pa komentuar dhe marrëveshjen e koalicionit mes PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Spiropali ka deklaruar se ata janë ‘e keqja e Shqipërisë dhe se nuk ka asnjë risi në radhët e tyre. Koha e opozitës së rrugës ka mbaruar, është koha që me 25 prill shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe ti japë fund kësaj liste të paaftësish.

Nënshkruan një marrëveshje imagjinare vunë himnin e flamurit dhe thanë që Shqipëria me ne do të shkojë atje ku duhet. Por që do të kishim dy vjet luftë në kuvend dhe trazira në rrugë që do të shkatërroheshin institucionet dhe tani duan të rikthen në kuvend është për të ardhur keq. Kush do i ndërtojë lagjet e reja? Shpëtimi? Kush do i vaksinojë shqiptarët? Ky Nardi? Po turizmin, kush do i sjellë 10 milionë turistë? Agroni? Po infrastrukturën? Kush do i rindërtojë aeroportet? Mona?! Iu duket çudi këtyre, pasi kur ke një kryetar partie, që është një aeroplan pa bisht, s’ka ç’të duhet pista. Fli gjumë e shih ëndrra. Po votën e emigrantëve pse e pengojnë? Po ça kanë këta? Se kanë 4 vite se; po ikin shqiptarët nga Rama. Shqiptarët po ikin nga kjo listë. Mercenarë, të blerë, të shitur. Po Shqipërinë evropiane faktor kush do e bëjë? Flamur Noka. Që thotë; do iu presim gishtat, do ia nxjerrim sytë. Ai thotë; mos e ndërtoni qendrën e Vorës se nuk dua unë, se do iu presim duart atyre që do të ndërtojnë. Vetëm një rrugë ka për të ecur para tu heqës vizën këtyre dhe të gjithë duhet të dalin në votim në 25 prill për të mbyllur hendekun e krijuar për këto, dhe ti japim një të ardhme të sigurtë Shqipërisë dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja dhe Edi Rama.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit