Skandali me vaksinat në Gjirokastër/ Punonjësit e Shtëpisë së të moshuarve kishin patur kontakte me persona të infektuar me Covid

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2021, 13:09

Gjatë ditës së sotme u njoftua se drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Ndërkohë Arenc Brahimi, shef i NJKVSH në Gjirokastër ka deklaruar se drejtori dhe disa punonjës të tjerë në shtëpinë e të moshuarve kanë marrë vaksinën edhe pse ishin të infektuar me Covid-19. Në një intervistë për "FaxNews", Brahimi tha se punonjësit u treguan të papërgjegjshëm duke mos treguar që kishin patur kontakte me persona të infektuar me Covid-19.

Ky lajm është i vërtetë, ata gjithsej janë 5 persona të cilët janë Covid pozitiv. Ata persona nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Në ditën e vaksinimit ata kanë qenë në rregull. Kur u pyetën nga stafi epidemiologjik ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që para 2-3 ditësh ata kishin pasur kontakte me persona të cilët kishin qenë Covid poizitv. Nga institucionet, nga shërbimi epidemiologjik është kryer vaksina, çdo gjë shkoi në rregull në moment. Pas dy ditësh ata kanë pasur një problem me temperaturën dhe pasi është kryer tamponi nga shërbimi epidemiologjik ata kanë rezultuar Covid pozitiv. Ndërkohë ata janë izoluar, gjendja e tyre është ok. Ata persona që kanë rezultuar pozitivë janë duke u kujdesur nga mjeku i familjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit