Erion Veliaj flirt me Berishën dhe Metën për rrëzimin e Ramës që t’i marrë PS-në, i jep leje për kulla Argitës dhe Monikës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.03.2021, 12:21

Vijon tradhtia 27-vjeçare në PS, tani Veliaj po punon për rrëzimin e Ramës siç punoi Rama për rrëzimin e Nanos në 2005, Meta punoi kundër Nanos që në ’93 kur u rekrutua nga Berisha dhe Gazidede, spiunonte zhvillimet në PS.

Në Partinë Socialiste tradhtia dhe ‘atvrasja’ është modë. Është traditë politike dhe instikt i konsoliduar. Kur Sali Berisha futi Fatos Nanon në burg në korrik të vitit 1993, Ilir Meta nxitoi për t’i marrë partinë Nanos, duke bashkëpunuar me Berishën. Meta u rekrutua nga Bashkim Gazidede, ushtari i Berishës në krye të SHIK-ut famëkeq, ku spiunonte të gjitha zhvillimet brenda PS-së. Çdo plan dhe strategji në PS, Meta e çonte me shpejtësi në veshin e Gazidedes. Nuk është rastësi që mes drejtuesve të PS në ato vite, vetëm Ilir Meta i shpëtoi përgjimit dhe dhunës së SHIK-ut famëkeq. Rekrutimi i Metës nga Gazidede është baza e bashkimit të tij me Berishën në 2009 dhe më pas në 2018, ku edhe sot janë bashkë në frontin anti-Perëndim dhe anti-reformë, ndërsa synojnë të vijnë në pushtet në 25 prill, raporton pamfleti.

Edi Rama punoi në 2005 për humbjen dhe rrëzimin e Fatos Nanos, për t’i marrë partinë. Nano e kishte marrë nga nëntoka e Parisit, duke e bërë ministër dhe duke e futur në politikë, por tashmë Rama po punonte në prapaskenë për ta rrëzuar. Dhe ashtu ndodhi. Për të rrëzuar Nanon, Rama përdori edhe Erion Veliajn, në atë kohë drejtues i MJAF-tit. Veliaj sulmonte qeverinë Nano dhe socialistët më shumë se sa Sali Berisha. Kush e ka harruar ofensivën e tij kundër qeverisë Nano të hapër arkivat. Veliaj mbështetej nga Rama dhe Berisha, ndryshe opozita e tij ndaj Nanos nuk kishte forcë. Sali Berisha ka rrëfyer se si ka bashkëpunuar me Ramën dhe Veliaj për të rrëzuar Nanon.

Më pas, kur Rama i mori partinë Nanos dhe erdhi në pushtet, Veliaj e bëri ministër dhe më pas dy herë kryebashkiak të Tiranës. Tashmë i ka ardhur dita Ramës për të provuar mbi kurriz shijen e tradhtisë. Erion Veliaj po bashkëpunon në prapaskenë me Sali Berishën për të rrëzuar Ramën dhe për t’i marrë partinë. Fillimisht, Veliaj, në bashkëpunim me Metën dhe Berishën ‘hoqi qafet’ Saimir Tahirin, duke i sajuar dosjen e Habilajve. Tahiri, një socialist rrace, kundërshtar i betuar i Metës dhe Berishës, ishte pretendenti kryesor për pasardhës i Ramës. Berisha dhe Meta e ndihmuan Veliajn për ta ‘eleminuar’ politikisht Tahirin.

Tani radhën e ka Rama. Dhe mundësia vendimtare është humbja e Ramës në 25 prill, humbje e cila do ta detyronte atë të largohej nga drejtimi i PS dhe politika, duke i hapur rrugën Veliajt. Veliaj po bashkëpunon në prapaskenë me Berishën dhe Metën për rrëzimin e Ramës.

Po ku janë faktet?

Është fakt që Veliaj i ka dhënë leje ndërtimi Sali Berishës, që dhëndri i tij dhe Argita të ngrenë disa kulla të reja në pronën publike tek ish-kompleksi Partizani, pronë kjo e rrëmbyer nga Berisha, duke e kaluar në emër të dhëndrit. Në një kohë kur Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë dërguar këtë dosje në SPAK dhe presin arrestimin e Berishës, dhëndrrit, Bodes, Rulit, Mediut dhe Imamit, që kanë marrë pjesë në këtë operacion përvetësimi të pasurive publike, Veliaj i jep leje ndërtimi dhëndrit të Berishës për të bërë kulla të reja. Kush ka dyshime, të shikojë se si dhëndri i Berishës po ngre sot kullat e reja tek ish klubi partizani me leje të Veliajt.

Disa ditë më parë, Veliaj doli dhe tha se kunati i Bashës i kishte kërkuar leje për vila dhe ai nuk ia kishte miratuar kërkesën. Por, nuk tha asgjë për lejet që i ka dhënë Berishës për dhëndrrin dhe të bijën. Erion Veliaj u ka dhënë gjithashtu dhjetëra leje ndërtimi Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Shpëtim Idrizit, përmes biznesmenëve dhe oligarkëve, të cilët pastrojnë paratë e pista të politikanëve në ndërtim. Njeriu i Metês dhe Monikës, Gentjan Sula, i cili u ka ndërtuar pallatin në Laprakë dhe që kanë bashkë kompleksin tek Kodra e Diellit, është përfituesi më i madh i fondeve dhe aseteve në Bashkinë e Tiranës. Mes Veliajt dhe çiftit Meta-Monika, jo vetëm ka paqe dhe aleancë, por Monika i ka thurur lavde publikisht Veliajt si punëmbaruar.

Nëse Edi Rama do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit, dora e Veliajt do të jetë e padiskutueshme në rrëzimin e Bablokut. Berisha, Meta dhe Veliaj kanë interes reciprok në humbjen e Ramës. Veliajt i hapet rruga për të marrë drejtimin e PS-së dhe për t’u bërë kryetar opozite, ndërsa Berisha dhe Meta duan pushtetin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit