Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës, Çuçi: Nuk kishte dhunime të të miturve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2021, 11:26

Gjatë seancës së sotme plenare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për protestat pas vrasjes së Klodian Rashës, pas një kërkese nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare të cilët i kërkuan interpelancë kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ministri Çuçi tha se pas vrasjes së të riut Rasha nga efektivi i forcave "Shqiponja", Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u përballën me tubime dhe protesta të dhunshme. Ai tha se protestuesit ishin të moshave të ndryshme duke nisur nga 12 vjeç, duke deklaruar se nuk ka pasur dhunim të të miturve.

Pas kësaj ngjarje të rëndë që shpreh keqardhjen dhe të ngushëlloj familjen Rasha, Tirana dhe shumë qytete të tjera u përballën me protesta të shumta me të rinj nga mosha 12-20 vjeç ku Tirana ishte pika kryesore. Në total gjatë protestave janë dëmtuar 46 police, në ngarkim të personave të arrestuar dhe të shoqëruar janë zbatuar të gjithë format e duhura të ligjit. Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona. Nga personat e proceduar në gjendje të lirë dhe të shoqëruar, kishte 42 persona që akuzoheshin për shpërndarje droge mes të cilëve vetëm 14 janë shoqëruar. Hetimet në lidhje me vrasjen e Rashës janë mbyllur dhe ka prova të mjaftueshme për fajesinë e efektivit të forcave Shqiponja.

Ndërkohë kujtojmë se Klodian Rasha vetëm 25-vjeç u ekzekutua më 8 dhjetor, pranë shtëpisë së tij nga efektivi i forcave "Shqiponja", Nevaldo Hajdaraj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit