Shkelën masat anti-Covid, ky shtet pushon nga puna dy ministrat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.02.2021, 23:30

Ministri i Brendshëm, Samir Mobeideen dhe ministri i Drejtësisë Bassam Talhouni në Jordani janë pushuar ditën e sotme nga puna për shkak se shkelën masat anti-Covid. Ata morën pjesë në një mbrëmje në një restorant dhe shkelën kështu rregullat e vendosura nga qeveria. Shkelja e rregullave nga ana e tyre e shtoi edhe më tepër indinjatën e njerëzve të zakonshëm në lidhje me gjobat e majme të vendosura mbi ta, ndërkohë që zyrtarët nuk ndëshkohen për të marrë pjesë në darkat dhe takime më shumë se 20 të ftuar të lejuar. kjo bëri që qeveria të reagonte dhe të merrte masën drastike ndaj dy zyrtarëve.

Sipas rregullave të reja në vend, kushdo që nuk mban maskë në publik mund të gjobitet deri në 140 dollarë, e cila është një shumë e konsiderueshme në një vend relativisht të varfër ku pandemia e ka çuar papunësinë në nivele rekord. Qeveria ka vendosur gjithashtu më shumë personel ushtarak në disa pika kontrolli për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid.

Burimi:Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit