Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, tek kryqëzimi i Rinasit. Një makinë ka goditur një motoçikletë picerie. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi K.D 47 vjeç. i cili ndodhet në spital.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.