Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e të shtunës në Greqi në Rrugën Miaouli në Chalkida ku një 52-vjeçar shqiptar përplasi një fëmijë 11-vjeçar në rrethana të paqarta. Mediat greke raportojnë se shqiptari e tërhoqi zvarrë dhe e plagosi të miturin. Pas aksidentit fëmija u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë. Sakaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.