“Janë rikthyer skemat piramidale”, Altin Goxhaj tregon si po mashtrohen qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2021, 18:28

Avokati i njohur Altin Goxhaj, gjatë një emisioni televiziv ditën e sotme tha se 250 mijë njerëz janë të zhytur në skemat piramidale në vendin tonë. Ai ka dhënë një shembull ku një pensioniste kishte marrë një kredi para 20 vitesh dhe kishte ngelur pa shlyer 100 mijë lekë të vjetra. Goxhaj tregoi se pas 20 vitesh borxhi që kishte për të shlyer nga kjo kredi është rritur 25 herë më shumë nga shifra fillestare. Sipas tij, kompania i merr në telefon duke i mashtruar njerëzit dhe duke ju thënë se nëse nuk e paguajnë do iu marrin shtëpinë dhe në këtë mënyrë e detyrojnë qytetarin të marrë kredi, ndërkohë kompani paraqitet si firmë përmbarimore gjë e cila ëhtë një mashtrim.

Goxhaj tha:

Bëhet fjalë që në këtë skemë janë zhytur mbi 250 mijë njerëz pjesë e familjeve të zhytur në këtë gjë sepse këto skema nuk kanë zhytur një person, por kanë zhytur familje. Një person i vitit 2005, 2003, 2000 mund të kishte marrë kredi në një bankë dhe e kishte paguar mund të kishte ngelur 100 mijë lekë të vjetra. Kompani që e kishte marrë këtë minus para 20 vjetëve, para 15 vjetëve e kishte konsideruar këtë humbje dhe në shtet kishte paguar më pak taksa për shkak të humbjes. Po kjo kompani ja kishte shitur një kompanie tjetër si borxh i keq që ishte edhe ajo skemë mikrokredie dhe e quan minus dhe e zbret nga taksat.
Ndërsa kjo kompania e fundit ia shiste një kompanie tjetër me termin mikrokredit Albania. I kapin qytetarin dhe i thojnë ti e ke këtë borxhin para 15 vjetësh, ky borxhi jotë ka vajtur në këtë moment 25 herë më shumë, 2.500.000 të vjetra. Dhe personi thotë nuk e di për çfarë flisni, hajde këtu se u bë nami të erdhi policia, mashtrim. Fillojnë dhe i mashtrojnë në telefon njerëzit, tmerrohet pensionistja dhe shkon e frikësuar. Shkon pensionistja e shkretë paraqitet dhe ata e tmerrojnë dhe i thojnë ti do të marrim shpinë do të sekuestrojmë shtëpinë. Kush ishin këta? Këta paraqiteshin sikur ishin firmë përmbarimore, pra mashtronin. Dhe e detyrojnë zonjën duke e futur në tmerr duke i thënë: Nëse do të jetë e nevojshme do të ftojmë në këtë takim edhe përfaqësues të pushtetit lokal.Ideja e gjithë kësaj skeme, personi futet në presion nuk ka çfarë të bëj, nuk di çfarë të bëj, është pensionist dhe e detyrojnë zonjën që të marri një kredi të re, pensionistja 2.430.000 lekë sa ishte shumë fiks e kredisë që të laj këtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit