Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë në aksin Levan-Vlorë, si pasojë e të cilit humbi jetën një i ri dhe u plagosën katër persona të tjerë. Sipas News 24 viktimë e aksidentit mbeti 18-vjeçari Ermir Tare, kurse të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç. Tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa prej tyre janë nga e njëjta familje. Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë.
Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., 40 vjeç u përplas me një tjetër mjet tip ‘Benz’ dhe shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.