Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar me inicilaet E.T, ndërsa janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore. Drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi me iniciale A.K 40-vjeç është shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore. Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.