S’ia ndërron shiritin kasetës asnjë ditë, Veliaj mëson përmendësh një paragraf në fushatë dhe e reciton kudo

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.02.2021, 12:07

Edi Rama është duke zhvilluar takimin me kandidatët e rinj të PS. Para prezantimit të tyre ka folur edhe Erion Veliaj. Përmes një fjalimi të gjatë, duke përmendur fiqtë dhe qepujkat, ai ka bilbilosur të njëjtat fjalë që thotë në çdo mbledhje. Veliaj, në vend që të përshkruajë situatën e Partisë Socialiste dhe skandalet e saj, merret me partitë e tjera. Ai ka përmendur kunatin, djalin, vajzën, burrin dhe gruan, si lidhje që njihet në partitë e tjera ndërsa në PS jo.

Ai u shpreh:

Në fillim kam qenë opozitar i PS, por Edi më hapi dyert. Ishte një parti ku nëse flisje për kundatin, djalin apo vajzën nuk e dinte njeri për çfarë po flisje, sepse nuk jemi parti e tillë. Apo si partitë e tjera, që po përmende burrin dhe gruan, e dinë shumë mirë se për çfarë po flet.

Me këtë fjalim, disi më të zgjatur, Veliaj ka harruar 20% e vetë, ku i doli emri ashiqare në përgjimet e Ndranghettas. Ai nuk tregoi, nëse kur në partinë Socialiste përmendet 20% a e kthen dikush kokën. Pra, Lali Leku, pretendon se me fjalimet kundër partive të tjera do të mbulojë njollën e vetë, që jo vetëm shokët e tij partiakë ja dinë, por e di çdo shqiptar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit