E treta në vend/ SHBA miraton vaksinën me një dozë të vetme të Johnson & Johnson

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2021, 12:09

Rregullatorët e SH.B.A.-së kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën Johnson & Johnson të koronavirusit, vaksina e tretë që autorizohet në vend dhe që do administrohet vetëm me një dozë. Vaksina është vendosur të jetë një alternativë me kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer normal dhe jo me temperatura të jashtëzakonshme. Provat zbuluan se ajo parandalonte sëmundjet serioze, dhe ishte 66% efektive ndaj Covid-19. Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Europian dhe Kandaja gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar kombet më të varfra. Rezultatet nga provat e kryera në Sh.B.A, Afriken e Jugut dhe Brazil treguan se ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara. Vlen të theksohet se 28 ditë pas vaksinimit, asnjë prej vullnetarëve nuk përfundoi në spital dhe nuk humbi jetën nga kjo dozë. Mbrojtja e përgjithshme ishte më e ulët në Afrikën e Jugut dhe Brazil, ku variantet e virusit janë bërë dominuese, por mbrojtja ndaj sëmundjeve të rënda ose kritike ishte "po aq e lartë".

Burimi:bbc Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit