“Tërbohet” Lali Leku, merr 9 miliardë nga Bashkia dhe ia fut në xhep Sadri Abazit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.02.2021, 18:58

Erion Veliaj, “ylli” i propagandës falso, nuk di se ku t’i çojë miliardat që e kanë mbuluar deri në fyt. Aq shumë qarkullon nëpër duar, saqë ka vendosur të bëjë “një bamirësi” dhe t’i japë një copë të vogël prej 9 miliardë lekë, “kolegut” të partisë, Sadri Abazi.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-80608-12-01-2020 dhe me objekt “Loti III: “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana III”. Ky lot ka si fond limit vlerën prej 772,477,256 lekësh të reja pa TVSH. Në të kanë marrë pjesë 5 firma apo bashkime firmash, nga të cilat dy kanë ofruar vlerë zero, përkatësisht “Kevin Construksion” e Safet Gjicit dhe “Pastrime Silvio” e Fiqiri Allmuçës. Vlen të përmendet, se këto dy firmat të cilat kanë ofruar vlerë zero, kanë bërë po të njëjtën skemë edhe në lotet e tjera të pastrimit të organizuara nga Bashkia e Lali Lekut. Vetëm për këtë fakt, ia vlen që organet kompetente të hetojnë menjëherë.

Ndërkaq, fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko Impex General Construction” & “Alko Impex Construction” në pronësi ose administrim të nipit të ish-deputetit rilindas Sadri Abazi për vlerën 753,947,387 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re, se përtej dy ofertave me vlerë zero, në këtë tender ka edhe një ofertë me vlerë bindshëm më të ulët se ajo e firmave të nipit të Sadri Abazit. Bëhet fjalë për një vlerë rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH! Pra Erion Veliaj, ka preferuar të shpallë fituese kompanitë që kanë lidhje me Sadri Abazin, ndonëse kanë ofruar rreth 700 milionë lekë të vjetra më tepër! A doni më për “Belulin”?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit