Celibashi i KQZ nuk ngopet me lekë, 157 milionë tender për pajisje kompjuterike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.02.2021, 19:10

Duket se dhe për vetë Ilirjan Celibashin, kryetarin aktual të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, periudha e zgjedhjeve është një sezon i artë për të mbushur xhepat me paratë e popullit. Për të bërë këtë, natyrisht i duhet ndihma e tenderave.

Kështu, zotëria që supozohet se do menaxhojë votat e shqiptarëve, ka organizuar një tender me numër reference REF-85746-02-03-2021 dhe me objekt “Blerje pajisje informatike”. Tenderi ka një vlerë fondi limit prej 13,119,200 lekësh të reja pa TVSH, ndërsa fituesi është shpallur firma që ka ofruar thuajse të njëjtën vlerë me këtë fond limit.

Më konkretisht fituese është shpallur firma PC STORE, në pronësi të Vitator Mehmeti dhe Elton Mehmeti. Vlera e ofruar prej saj është 13,103,500 lekë të reja pa TVSH, ose gati sa 99.88% e fondit limit.

Nga ana tjetër shikohet se në tender kanë marrë pjesë 3 firma dhe të treja janë për habi në të njëjtin nivel oferte. Pra të treja thuajse kanë ofruar shifra të njëjta. Ky fakt si dhe fakti i afërsisë së vlerës fituese me fondin limit të tenderit, tregojnë se në fakt procedura është thjesht një farsë dhe se fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë. Natyrisht me vend është të supozohet se dhe vetë Celibashi ka marrë një “zarf” të majmë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit