Një ngjare tragjike u regjistrua pasditen e djeshme në Greqi, ku u 'eliminua' 27-vjeçari shqiptar Mario Metaj. Mediat greke raportojnë se i riu u qëllua me 5 plumba dhe njëri prej të cilëve i preku dhe kokën dhe për disa orë ishte në vdekje klinike, por para pak orësh ka ndërruar jetë. 27-vjeçari shqiptar po luftonte për jetën e tij që nga e hëna pasdite, kur u qëllua në kokë në kryqëzimin Kourtesi në Patras. Metaj merrej me boks dhe thuhet se ka punuar në industrinë e hotelierisë, ndërsa vëllai i tij punon në një dyqan të njohur të Heroes Politeknik. Hetimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet se Metaj ishte pjese e një bande dhe mund të jetë vrarë nga anëtarët e një bande tjetër të cilët dyshohet se mund të jenë shqiptarë.