Mediat italiane shprehen të bindura se ditën e sotme, pritet dorëheqja e kryeministrit italian Guiseppe Conte. Ky i fundit pritet të mbërrijë sot në presidencë dhe të japë dorëheqjen ose do të synojë të rikrijojë një qeveri të tretë duke siguruar mbështetjen në senat. Megjithatë ende nuk është zyrtare, teksa nuk ka asnjë njoftim edhe nga Presidenti. Kujtojmë se Conte është kryeministri që përballoi situatën e pandemisë në Itali, ku shifrat ishin vërtet të frikshme.