Tashmë është bërë mëse e zakonshme që sherret në rrugë të ndodhin edhe mes vajzave. Më parë ishim mësuar me iden se djemtë ishin ata të cilët shkaktonin zënka, apo krijonin probleme. Por, siç duket tashmë gjërat kanë ndryshuar. Disa çaste më parë, pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një video nga një qytetar, ku shfaqen disa vajza të cilat përleshen në mes të rrugës për një djalë. Dy vajzat godasin njëra-tjetrën, ndërsa një tjetër mundohet t’i ndajë, por nuk mundet dhe ndërhyjnë dhe persona të tjerë.