Bashkia Finiq “lëshon dorën”, 3 miliardë firmës “SHANSI INVEST” për rikonstruksion ujësjellësi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.01.2021, 21:19

Jo vetëm bashkitë e mëdha në vend lëshojnë dorën me paratë publike, por edhe bashkitë “e vogla” nuk mbeten mbrapa. Madje me shifra vërtetë të frikshme. Rasti më i fundit ka të bëjë me Bashkinë Finiq e drejtuar nga Kristaq Kiço. Ky institucion ka organizuar një procedurë tenderi të dyshimtë me objekt “Rikonstruksion dhe zgjerim i linjës ekzistuese të ujësjellësit Krongj-Finiq, linja të reja të jashtme të fshatrave Vrion,Karahaxh, Çlirim,Bregas si dhe linja e brendshme e fshatit Çlirim,Bashkia Finiq”.

Fondi limit i këtij tenderi që mban numrin e referencës REF-81407-12-08-2020, është 250,906,055 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Në tender kanë marrë pjesë vetëm 4 firma, ku për habi të katërta kanë ofruar thuajse të njëjtën shifër, çka përbën një dyshim të fortë se tenderi është i manipuluar.

Jo vetëm kaq, por vlera e ofruar nga fituesi, i cili është shpallur “SHANSI INVEST”, është thuajse identike me vlerën e fondit limit. Më konkretisht vlera e ofruar prej tij është 250,141,213 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 99.69% e fondit limit. Një tjetër fakt ky që ngre dyshime të forta në lidhje me vërtetësin e tenderit. Me sa duket kryetari i bashkisë Finiq do të bëjë një dorë të mirë lekësh në kurriz të popullit që pret ujë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit