Një 43-vjeçar shqiptar ka përfunduar nën masën e arrestit shtëpiak pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Masa i është vënë pas denoncimit që ka bërë e dhunuara në Komisariatin e Riminit. Sipas deklaratës së gruas së dhunuar, shqiptari ka qenë i dhunshëm para dhe pas ndarjes, teksa shprehet se ka qenë shpeshherë viktimë e ngacmimeve të vazhdueshme, fjalëve ofenduese dhe kërcënuese nga burri.
Sipas gruas, dhuna ka vijuar gjatë periudhave 2010-2020. Shkak i dhunës sipas ish-gruas së shqiptarit ka qenë xhelozia e burrit ndaj ish-bashkëshortes. Si shkak i kësaj, ish-gruaja ishte mërzitur dhe ishte larguar bashkë me djalin e saj të vogël. Ndërkohë sjellja dhunuese e burrit ndaj ish-gruas, kishte marrë përmasa të frikshme kohët e fundit, ku shqiptari goditi me lopatë ish-bashkëshorten në sy të djalit të mitur.
Burimi: altarimini.it/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania