Situata aktuale në vendin tonë paraqitet tepër problematike për shkak të motit të keq. Në qytetin e Durrësit Lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra banesa, ndërsa mësohet se 120 familje janë detyruar të izolohen. 60 prej të cilave në Katund të Ri, 30 familje në fshatin Erzen dhe 30 të tjera në fshatin Sukth. Ndërkohë, bnanorët kanë “dhënë alarmin” dhe kërkojnë zgjidhje, pasi gjendja mund të përkeqësohet gjatë natës për shkak se reshjet e shiut pritet të vijojnë.