Edhe pse ka kaluar momente të bukura në takim me Melisën, Atdheu është shfaqur më i afrueshëm me Sindin, vajzën bukuroshe që ka deklaruar se është e virgjër. Gjatë ballafaqimit me Sindin, Atdheu pranoi se ka pëlqim për dy femrat, Sindin dhe Melisën. Ndërkohë një video e gjiruar në prapaskenë, trazoi ujërat dhe Melisa e quajti Atdheun të lëkundur.
Por pëlqimi i Atdheut për Sindin, ka bërë që Melisa dhe Atdheu të nisën ‘luftën; në rrjetet sociale. Përmes një ‘Instastory’ ka qenë atdheu i cili ka postuar një foto të tij ku e shoqëronte me komentin se: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi”.
Ky ‘kunj’ mori dhe kundërpërgjigje nga Melisa e cila po përmes story-ve në “Instagram’ shkroi: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish”.