Ditën e sotme nisën negociatat Turqi-Greqi dhe takimi mes delegacioneve zgjati përrëth 3 orë në Stamboll. Takimi ishte joformal teksa pala greke drejtohej nga ambasadori Pavlos Apostolidis, ndërsa ai turk nga Sedat Onal. Përfaqësues të qeverisë greke thanë se po bëhen përpjekje për të gjetur një kompromis me Turqinë, siç është caktimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Mediat greke kanë paralajmëruar më parë se Turqia do të bënte kërkesa në këto negociata, dhe Greqia do i shqyrtojë por duke marrë parasysh vijat e kuqe. Tensionet nisën vitin e kaluar, ku dy palët patën përplasje në Mesdheun Lindor. Nuk bëhet e qartë nëse pas këtij raundi do të ketë një raund tjetër bisedimesh.
Burimi: Aljazeera| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania