Ditën e sotme Tirana dhe Laçi do të përballen me njëra-tjetrën në orën 13:45, në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Por pak para se të startonte ndeshja presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim me trajnerin Nevil Dede. Menjëherë pas mbarimit të takimit Dede i është drejtuar dhomave të zhveshjes dhe më pas është larguar nga stadiumi. Ende nuk ka informacione mbi shkakun e largimit të tij, por ka zëra se objekt debati thuhet se ka qenë përfshirja në formacion e Enes Kukës.