E rëndë në Itali/ U dha ilaçe vdekjeprurëse pacientëve me Covid-19, arrestohet mjeku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2021, 10:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një mjek është arrestuar pasi u ka dhënë ilaçe të gabuara pacientëve të tij që më pas kanë ndërruar jetë. Sipas hetuesve, mjeku, i akuzuar për vrasje, administroi qëllimisht ilaçe anestetike dhe bllokues neuromuskularë te pacientët me koronavirus, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre. Mediat italiane raportojnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Breschia, gjatë muajit mars të vitit të kaluar ku Italia u përball me valën më të rëndë të pandemisë. Me mbështetjen e hetimeve teknike kriminalistike të urdhëruara nga autoriteti gjyqësor, veprimtaritë hetimore bënë të mundur analizimin e të dhënave mjekësore të pacientëve të shumtë që vdiqën në atë periudhë nga Covid, duke gjetur në disa raste një përkeqësim të papritur, dhe jo të shpjegueshëm lehtë. Hetimet zbuluan, se brenda indeve dhe organeve të njërit prej pacientëve, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, i cili nëse përdoret jashtë specifikave, procedurat dhe dozat, mund të përcaktojnë vdekjen e pacientit. Mjeku tani po mahet nën arrestin shtëpiak deri në përfundim të hetimeve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit