Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problematika në disa zona. Raportohet se ka dalë nga shtrati lumi Ishëm e për pasojë dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.
Niveli i uji është më i lartë se i 2 javëve më parë ku u raportuan përmbytjet e mëdha. Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.