Serbia raporton rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2021, 09:50

Rasti i parë i një varianti të ri të koronavirusit është zbuluar në Serbi në një grua e cila mbërriti nga Londra. Disa variante të reja të virusit janë zbuluar në të gjithë botën, duke përfshirë një variant shumë ngjitës dhe potencialisht më vdekjeprurës, të identifikuar së pari në Anglinë juglindore dhe tani i përhapur në Britani. Vuçiç tha se të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me gruan e infektuar ishin vënë nën izolim.

"Varianti i ri u zbulua në kohë dhe nuk do të ketë bllokim," citoi Vucic. "E rëndësishme është të vazhdohet me vaksinimin."

Deri më tani rreth 172,000 njerëz janë vaksinuar në Serbi me tre vaksina të regjistruara në vend – vaksina nga Pfizer dhe BioNTech, vaksina Sputnik V e Rusisë dhe Sinopharm e Kinës. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vaksinim ka filluar vetëm në Serbi dhe Shqipëri, ndërsa Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë ende furnizime të ndonjë vaksine. Serbia të Dielën raportoi 1,318 raste të reja COVID dhe 18 vdekje në 24 orët e fundit.Vendi ballkanik prej 7 milionësh ka raportuar 383,603 infeksione me koronavirus dhe 3,886 vdekje që nga marsi.

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit