Në puntatën e sotme në Përputhen Prime, Atdheu dhe Sindi diskutuan me njëri-tjetrin në lidhje me marrëdhënien e tyre. Atdheu shprehu një lloj pëlqimi ndaj Sindit, por shtoi se takimi me Melisën ka qenë tepër i afërt. Por ndërkohë moderatorja Bora Zemani nxorri pamjet filmike të regjistruara me celular nga një puntatë e kaluar. Atdheu ishte i mbështetur në karrigen e Sindit dhe ajo i prek fytyrën. Kjo ngjalli shumë debat dhe xhelozi nga ana e Melisës, e cila i tha: “Më dukesh si Mevlani i dytë, s’të dua kështu”.