Disa çaste më parë u regjistrua një ngjarje tragjike në qytetin e Durrësit, ku një i ri u vra me armë zjarri. 32-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Por, pak më parë është publikuar emri i viktimës dhe disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike. Jetmir Bregu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Ndërkohë, për shkak të shiut dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës. Sa i përket viktimës, nuk ka ende informacione në lidhje me të shkuarën e Jetmir Bregut, ndërkohë që ai ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.