Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje tragjike në qytetin e Durrësit, ku një i ri është vrarë me armë zjarri. Shtetasi me iniciale J. B., 32 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, janë ngritur edhe disa pika kontrolli, ku po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vijon...