COVID-19 po i lë kosovarët me pasoja në kujtesë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.01.2021, 18:00

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, ajo thotë se humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë.

“Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por shqetësimet me kujtesë i janë paraqitur pasi e ka tejkaluar sëmundjen COVID-19.

Që disa persona po hasin në probleme lidhur me kujtesën pasi kalojnë COVID-19, e konfirmon edhe neurologu, njëherësh asistent-profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Myftiu.

Sipas tij, rastet që më së shumti kanë probleme të tilla janë ato raste që nuk e kanë kaluar lehtë këtë virus, pra të tillët që u është dashur të qëndrojnë në spital.

Myftiu potencon dy probleme kryesore që shfaqen te personat që tashmë e kanë kaluar COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Njëra prej tyre është dhimbja e kokës, e cila mund të shfaqet më shpesh te njerëzit të cilët para COVID-it ose para vuajtjes, nuk kanë pasur migrenë ose ndonjë formë tjetër të dhimbjes primare. Si dhe një formë tjetër jo edhe aq primare sa dhimbja e kokës është edhe problemi me mbamendje, kujtesë, rifreskim të informatave paraprake, koncentrim, fokusim, punë të caktuara në aktivitetet e përditshme ditore që i kanë pasur paraprakisht”, thotë Myftiu.

Ai potencon që ende nuk dihet saktë se pse ndodhin problemet me kujtesë te disa persona, por sipas tij, mundësitë mund të jenë për shkak të depërtimit të virusit në tru, dëmtimit të arterieve të vogla të gjakut si dhe mungesës së oksigjenit në tru.

Myftiu tregon se kur duhet të shqetësohen personat që kanë humbje të kujtesës.

“Një harresë, e cila fillon me harresën e çelësave ose takimit në janar të vitit 2021 dhe nëse kjo harresë progreson në janar të vitit 2021 që ‘nuk mund ta gjejë veturën në parking ku e kam lënë, ose po sillem 30 minuta nga puna në shtëpi në një rrugë që bëhet për pesë minuta dhe jo për faj të komunikacionit’, atëherë kjo tregon që harresa e këtij personi po përparon në një harresë funksionale, pra që po ndikon në përditshmëri”, thekon Myftiu.

Që efektet e COVID-19 janë afatgjata e konfirmon edhe mikrobiologu, Lul Raka. Ai tregon që te disa persona ky virus shkakton simptoma që mund të zgjasin deri në 12 javë pas infeksionit.

Një dukuri e tillë sipas Rakës njihet me termin ‘Sindroma post-COVID’ apo ‘COVID-i i gjatë’. Sipas tij, ndonëse në fillim është menduar që këto simptoma paraqiten vetëm te pacientët që e kalojnë me vështirësi COVID-19, tani hulumtimet e thonë që këto shqetësime shëndetësore paraqiten edhe te të rinjtë.

“Simptomat më të shpeshta te këta persona janë të ndryshme dhe përfshijnë: lodhje, rraskapitje, frymëzëni, rrahje të shpejta të zemrës pas një ngarkese minimale, dhimbje gjoksi, pezmatim të muskulit të zemrës apo mbështjellësit të tij, ndryshime lëkurore, çrregullime të gjumit, rënie e flokëve, kokëdhimbje, harresë apo pamundësi e koncentrimit, depresion, ethe që përsëriten, ngjirje e zërit, dhimbje të kyçeve, dhimbje veshi dhe barkqitje”, thotë Raka.

Arsyet pse sipas Rakës disa persona mund të kenë simptoma të tilla edhe pasi e kalojnë COVID-19, është si rrjedhojë e “dëmtimit të drejtpërdrejtë të organeve dhe e faktorëve që ndërlidhen me sistemin imunitar”.

Neurologu Myftiu në anën tjetër tregon që neurologu duhet të jetë adresa e parë për këta persona që përjetojnë humbje të kujtesës, por që shpeshherë mund të kërkohet edhe ndihma e psikologut.

“Mund të sugjerojmë edhe për ndihmën e psikologut, përkatësisht të bëhen disa matje psike-metrike për të kuptuar se sa realisht është ajo harresë apo ai problem kognitiv apo është vetëm një raportim subjektiv ose një tej zmadhim të cilin e heton një person”, shpjegon Myftiu.

Psikologjia, Selvie Izeti, thotë për Radion Evropa e Lirë që personat që kanë histori të mëparshme me stres dhe ankth, kanë më shumë tendencë të preken nga humbja e kujtesës, pasi ta kalojnë COVID-19.

“Kur stresi është shumë i lartë, trupi prodhon hormonin adrenalinë, i cili mobilizon trupin për një kërcënim të afërt dhe çon në një gjendje të hiper-vigjilencës, duke kontrolluar vazhdimisht mjedisin për shenja të mundshme të rrezikut. Kjo bën që ne të mos jemi në gjendje të përqendrohemi në stimuj të tjerë përreth nesh, prandaj edhe vjen në pah procesi i harresës”, thotë Izeti.

Edhe Izeti potencon që një person duhet të fillojë të shqetësohet për humbje të kujtesës, kur kjo gjë e pengon seriozisht në funksionimin e jetës së përditshme.

Për efektet post-COVID janë duke u bërë edhe hulumtime shkencore. Në një artikull të publikuar nga ‘Harvard Medical School’, me titullin ‘Efektet e fshehura afatgjata të COVID-19′, argumentohet se si mund të ndikojë COVID-19 në aftësitë njohëse.

“Në jetën e përditshme, efektet njohëse në kujtesë, mund të çojnë në vështirësi për menaxhimin e ilaçeve, menaxhimin e financave, kuptimin e materialeve të shkruara dhe madje edhe në vazhdimin e bisedave me miqtë dhe familjen”, thuhet ndër të tjera në këtë hulumtim.

Në një publikim të fundit të bërë nga shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë dhe të publikuar në Alzheimer’s Research & Therapy, shkruhet që një kombinim i mundshëm i efektit të COVID-19, inflamacionit sistematik, infarktet në tru dhe dëmtimet e organeve vitale, mund të shkaktojë që disa persona që kanë kaluar këtë virus të jenë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit