Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Futbol Regatas, të kategorisë së 4-të të futbollit Brazilian, ndërruan jetë ditën e sotme për shkak të një problemi në aeroplan. Viktimat janë presidenti Lucas Meira, futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari dhe piloti Vagner. Sipas mediave të huaja ngjarja tragjike ndodhi kur avioni disa çaste pasi u ngrit nga një pistë brenda zonës së Luzimangues, në Puerto Nacional u rrëzua për rrethana ende të panjohura. Ekipi ishte drejtuar për në Goiânia për të luajtur një ndeshje ku do të përballej me Vila Nova për Kupë. Sidoqoftë, Vila Nova shprehu keqardhje për aksidentin tragjik.
Burimi: tv6.news | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA