Sipas një eksperti mjekësor në Angli, njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 mund të bartin virusin te të tjerët, andaj duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit. Në një shkrim për Sunday Telegraph, eksperti Jonathan Van-Tam tha se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në bartje”. Ai shtoi gjithashtu se vaksinat ofrojnë “shpresë”, dhe se shkalla e infektimit duhet të nisë të ulet shpejt. Nga ana tjetër ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se 75% e personave mbi moshën 80-vjeçare në Mbretëri të Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Profesori Van-Tam shtoi se “asnjë vaksinë nuk është” 100% efektive, andaj edhe nuk ekziston mbrojtja e garantuar.
Ai tha:
Burimi: BBC |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania