SPAK do të nisë kontaktet me autoritetet italiane për të mësuar më shumë rreth përgjimeve të antimafias, në të cilat përmendet edhe emri i Lali Lekut. Lajmi është konfirmuar për disa media nga kreu i SPAK, Arben Kraja. Pas këtij kontakti, mësohet se do të ketë një njoftim të dytë nëse do të nisin hetimet.
Kujtojmë se nga përgjimet e antimafias është arritur të kuptohet se bëhet fjalë për kontakte të afërta të sipërmarrësve italianë me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ata flasin për ndërtimin e gradaçelave shumëkatëshe, çmimi i të cilave arrin në 3000 Euro m2, ndërkohë që ofrohet si rryshfet 20% e vlerës për të fituar lejen e ndërtimit. Në përgjime përmendet emri i një personi i quajtur "Niku" i cili garanton lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.
Nga operacioni i antimafias ranë në pranga edhe 7 shqiptarë, nga ku doli në pah edhe implikimi i një ish-polici italian që ndërhyn në përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri. Sipas Ora Neës, mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto. Nga këto biseda aludohet për një person me lidhje mjaft të afërta me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga ku vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me këtë të fundit.