Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të diel nga Greqia 55-vjeçarin shqiptar, Sokol Metaj, i cili ishte dënuar për ngacmim seksual me të mitur.
55-vjeçari Metaj është një emër i njohur, pasi ka qenë trajner i futbolli me një ekip moshash në Tiranë. Mësohet se më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.