Dustin Poirier u zotua të trondiste botën dhe ai e bëri pikërisht këtë duke fituar me KO teknik në raundin e dytë në duelin ndaj Conor McGregor, zhvilluar sot në Abu Dhabi. Ishte ky një rezultat befasues, pasi irlandezi ishte duke e dominuar, por një moment ai humbi përqendrimin dhe Poirier arriti ta godasë fort në fytyrë dhe ta hedhë në tapet.
Fitorja e Poirier e çon atë në pozicionin kryesor për të luftuar edhe një herë për medaljen e arit në UFC, pasi kishte humbur ndaj Khabib Nurmagomedov. Kjo ishte një hakmarrje për amerikanin, për humbjen e disa viteve më parë dhe tashmë rezultati i përballjeve direkte është 1-1